Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona
Foto ilustruese

Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona

Kronika May 16, 2022 - 22:38

Sot rreth orës 16:30, në rrugën “ Esat Mekuli” në Pejë, ka ndodhur një përleshje ne mes të disa personave.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë personin e lënduar të cilin e kanë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, gjerë sa dy të dyshuarit tjerë ishin larguar në drejtim të pa njohur.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 16.05. 2022, ka arritur te arrestoj edhe dy te dyshuarit te cilët ishin ne arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër te Prokurorit te gjithë te dyshuarit janë liruar ne procedurë te rregullte. /Zëri