Pas mosmarrëveshjeve, prishtinasi ia sulmon familjarët ish të dashurës

Pas mosmarrëveshjeve, prishtinasi ia sulmon familjarët ish të dashurës

Kronika May 16, 2022 - 08:44

Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 08:30 në Prishtinë është raportuar një rast i kanosjes, me ç’rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas Policisë, i dyshuari për shkak të mosmarrëveshjeve me viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar familjarët e saj.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri