Këputet ashensori në një spital në Tiranë, plagosen dy persona

Këputet ashensori në një spital në Tiranë, plagosen dy persona

Kronika May 16, 2022 - 08:36

Dy persona kanë mbetur të lënduar pak para mesnatës në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, pasi ashensori me të cilin udhëtonin është këputur dhe ka rënë në katin e parë.

Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit në këtë ngjarje janë barelisti K.D. dhe pacientja V.C., të cilën ai po e transportonte me barelë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K.D. dhe pacientja, shtetasja V.C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a2cnn