Policia jep detaje rreth vdekjes së 17-vjeçarit në Lipjan

Policia jep detaje rreth vdekjes së 17-vjeçarit në Lipjan

Kronika May 16, 2022 - 08:34

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së 17-vjeçarit në Divajkë të Lipjanit.

Sipas Policisë, viktima ishte sjellë pa shenja jete në Emergjencë.

“Është sjellë pa shenja jete në Emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

Sipas raportimeve, ai ishte duke qëndruar për vizitë të dajat dhe duke u ndihmuar atyre në pyll i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas mjekut kujdestar, ai nuk ka pasur shenja dhune, por dyshohet për ndonjë arrest kardiak. /Zëri