Prishtinë: Tre persona ia grabisin postierit veturën, dy telefonat dhe paratë

Prishtinë: Tre persona ia grabisin postierit veturën, dy telefonat dhe paratë

Kronika May 15, 2022 - 08:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 është raportuar një rast i grabitjes në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK-ja. /Zëri