Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, në vendin e ngjarjes sekuestrohet një armë

Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, në vendin e ngjarjes sekuestrohet një armë

Kronika May 15, 2022 - 08:52

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se është gjetur një person i vdekur në një depo në Vushtrri.

Rasti është raportuar dje rreth orës 09:47, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë si dhe mjeku përgjëgjës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Zëri