Arrestohet pjesëtari i FSK-së që rrahu gruan në Gllogoc

Arrestohet pjesëtari i FSK-së që rrahu gruan në Gllogoc

Kronika May 14, 2022 - 08:43

Policia ka arrestuar të dyshuarin pjesëtar të FSK-së nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 13.05.2022 rreth orës 10:00 në Gllogoc, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë", thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri