Prokuroria ia jep 48 orë paraburgim zyrtarit të pylltarisë, që vodhi dru

Prokuroria ia jep 48 orë paraburgim zyrtarit të pylltarisë, që vodhi dru

Kronika January 28, 2022 - 10:40

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.

Sipas kërkesës, i dyshuari I.O., më 27.01.2022, në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, raporton “Zëri”.

Por zyrtari nuk e ka përfillur kërkesën në fjalë, me ç’rast vëllimin prej 60 metrash kub të drunjve ia jep një kompanie private.

Duke vepruar në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga Neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).