Arrestohet në Belgjikë i dyshuari për vrasje në Junik më 2012

Arrestohet në Belgjikë i dyshuari për vrasje në Junik më 2012

Kronika January 27, 2022 - 08:31

Pothuajse 10 vjet më parë ka ndodhur në vrasje, në atë që njihet si “Mahalla e Qokut”, në qytetin e vogël të Junikut.

Policia i ishte vënë pas një personi të dyshuar për këtë vrasje, por nuk kishte mundur të bjerë në gjurmë për 10 vjet, raporton “Zëri”.

Tek pas një dekade, i dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe dje u është dorëzuar autoriteteve në Kosovë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.