Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjenden rreth dy kilogramë drogë

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Maqedoni, i gjenden rreth dy kilogramë drogë

Kronika January 25, 2022 - 22:03

Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën "Ekzodi99" në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit, në pallto i janë gjetur katër paketime të mbështjella me rreth dy kilogramë substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë).

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe njësia e antidrogës në Ferizaj.
Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”.

Substanca e dyshuar është konfiskuar, personi i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.