Ndalohet zyrtari i SHSKUK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Ndalohet zyrtari i SHSKUK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Kronika January 20, 2022 - 18:38

Është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, zyrtari i TI-së në Shërbimin spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se dyshohet se i njëjti, në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale të lartcekur.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ju njofton se pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin L.J., zyrtar i TI-së në ShSKUK, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i njëjti, në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast ështëë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale. /Telegrafi/