Vdes 26-vjeçari që u ther me thikë sot në Pejë

Vdes 26-vjeçari që u ther me thikë sot në Pejë

Kronika January 20, 2022 - 16:46

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i cili mbeti i lënduar me thikë gjatë një përleshjeje në lagjen “Fidanishte” në Pejë, sot rreth orës 14:45.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti.

“Po, fatkeqësisht njëri nga të lënduarit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë”, tha ai./Gazeta Sinjali/