Kapen dy persona që mashtronin njerëzit për viza pune gjermane dhe kroate

Kapen dy persona që mashtronin njerëzit për viza pune gjermane dhe kroate

Kronika January 20, 2022 - 11:34

Prokuroria e Prizrenit, nëpërmes një komunikate për media, ka njoftuar se më 19.01.2022 është arrestuar njëri nga të pandehurit dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë, si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Tutje, thuhet se Prokuroria Themelore në Prizren, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke e hetuar këtë rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani.

Prokuroria bën thirrje te të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. /Zëri