Dyshohet se disa të mitur keqpërdorën foto dhe video të së miturës, Policia nis hetimet

Dyshohet se disa të mitur keqpërdorën foto dhe video të së miturës, Policia nis hetimet

Kronika January 20, 2022 - 11:17

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se kanë filluar hetimet për keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi.

Kjo ka ndodhur pasi disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur, femër kosovare.

Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar, thuhet me tej në raport.

Kjo dukuri e bullizimit dhe shantazhimit të grave e vajzave, që në anglisht njihet si “revenge-porn”, po përhapet shumë edhe në Kosovë. /Zëri