Arrestohet një person nga Vushtrria, i kërkuar për vjedhje të rënda

Arrestohet një person nga Vushtrria, i kërkuar për vjedhje të rënda

Kronika January 17, 2022 - 11:03

Policia e Kosovës ka zhvilluar një sërë aksionesh për kapjen e personave në kërkim, për shkak të dosjes kriminale të tyre. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot njësitet policore të Stacionit Policor të Podujevës, të mbështetura edhe nga njësitë e Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar.

I dyshuari me iniciale G.O., mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda), raporton “Zëri”.

Hetuesit policorë në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa. /Zëri