Aksident trafiku në rrugën Ferizaj - Prishtinë, një këmbësore lëndohet rëndë
Foto ilustruese

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj - Prishtinë, një këmbësore lëndohet rëndë

Kronika January 17, 2022 - 10:07

Sot në mëngjes, rreth orës 08:30, në rrugën Ferizaj - Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.

Policia e Kosovës për “Zërin” ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti këmbësori është lënduar dhe po merr trajtim mjekësor.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut në Policinë e Kosovës.