Dy podujevas ua drejtojnë “kallashin” policëve, ikin dhe janë ende në kërkim

Dy podujevas ua drejtojnë “kallashin” policëve, ikin dhe janë ende në kërkim

Kronika January 17, 2022 - 08:58

Dje në Podujevë në orët e hershme të mëngjesit dy persona të dyshuar kanë dëmtuar veturën e një personi tjetër. Ai më pas ka lajmëruar Policinë.

Mirëpo, ballafaqimi i policëve me dy të dyshuarit nuk ishte i zakontë. Ata ua drejtuan armën “AK-47”, duke i kanosur zyrtarët policorë dhe më pas u larguan.

“Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, raportohet nga Policia ky rast.