Arrestohet 40-vjeçarja në Prizren për dhunë në familje
Ilustrim

Arrestohet 40-vjeçarja në Prizren për dhunë në familje

Kronika January 16, 2022 - 19:00

Është arrestuar një e dyshuar për dhunë në familje dhe kanosje.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës (PK), ku thuhet se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Sot, me datë 16 janar 2022, stacioni policor Prizren-Veri, në rrugën “Lahuta e Malësisë” në Prizren, e ndaloi të dyshuarën e cila kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj viktimës më të cilin ishte duke bashkëjetuar. Rasti kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur viktima kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se rasti ishte iniciuar në polici e se nga ajo kohë, e dyshuara iu ishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.

“Andaj sot, e dyshuara S.H e lindur në vitin 1981, u ndalua nga hetuesit policorë dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet tutje në njoftim.

Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policorë në stacionin Prizren-Veri. /Zëri