Policia jep versionin zyrtar për materialin e referendumit serb

Policia jep versionin zyrtar për materialin e referendumit serb

Kronika January 15, 2022 - 10:49

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në pikëkalimin kufitar në Merdar ka pasur tentim për futje të materialit që dyshohej se do të përdorej për “referendumin” që pritet të mbahet në Serbi.

“Më 14.01.2022, në ora 21:40, në Pikën e kalimit Kufitar Merdare që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës (RKS), në hyrje për në vendin tonë, kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona. Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi. Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, "dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi".