Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armë pa leje

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armë pa leje

Kronika January 13, 2022 - 14:34

Policia e Kosovës në Deçan është informuar se në fshatin Isniq të Deçanit ka ndodhur një rast “Dhunë në Familje”. Rasti ka ndodhur më datën 12.01.2022, rreth orës 10:30.

Sipas komunikatës së referuar nga PK-ja, pas informatës policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, me ç’rast ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ku nga ankuesit gjatë intervistimit është denoncuar se i dyshuari posedonte armë në shtëpi.

“Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit. Aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:1 (një) armë automatike ‘AK 47’, 1 (një) karikator të armës ‘AK 47’, si dhe 9 (nëntë) fishekë të kalibrit 7.62 mm. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Zëri