Një i burgosur sulmohet në Burgun e Dubravës

Një i burgosur sulmohet në Burgun e Dubravës

Kronika January 13, 2022 - 12:07

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është raportuar se është sulmuar fizikisht një i burgosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën pas mesditës, ndërkaq viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Qendra Korrektuese Dubravë, 11.01.2022 - 13:50. Më 12.01.2022 është raportuar se në ambientin e qendrës, pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të burgosur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri