Janë arrestuar dy persona për vrasje në tentativë

Janë arrestuar dy persona për vrasje në tentativë

Kronika January 13, 2022 - 10:24

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy të dyshuar në rajonin e Podujevës.

Të njëjtët, derisa kanë qenë me veturë në lëvizje, e kanë goditur viktimën, i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora.

Sipas PK-së, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe të njëjtët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. /Zëri