E lajmëruan për kanosje, policia gjatë arrestit i gjen edhe armë

E lajmëruan për kanosje, policia gjatë arrestit i gjen edhe armë

Kronika January 13, 2022 - 08:44

Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar një informacion së në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë policët kanë marrë veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt, dje, më datën 12.01.2022 në mëngjes, kanë arritur të arrestojnë personin me inicialet D.A., i moshës 32-vjeçar , i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij arrijnë ta ndalojnë.

I dyshuari D.A. kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A., 31 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë), e cila është konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.