Burri nga Rahoveci e ngacmon seksualisht një grua në rrugë, arrestohet

Burri nga Rahoveci e ngacmon seksualisht një grua në rrugë, arrestohet

Kronika January 11, 2022 - 08:54

Policia ka arrestuar një person, i cili ka ngacmuar seksualisht një grua derisa ajo ishte duke ecur në rrugë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

“Rahovec, 10.01.2022, 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare gjersa ajo ishte duke ecur në rrugë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.