Shpërthen një bombolë gazi në Prishtinë, lëndohet një grua

Shpërthen një bombolë gazi në Prishtinë, lëndohet një grua

Kronika December 02, 2021 - 16:18

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në Prishtinë, ku si pasojë një grua ka marrë lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Shaop Kamberi” në kryeqytet dhe një person ka pësuar lëndim, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai po ashtu bëri të ditur se nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte vendosur bombola. /Zëri