Për një muaj policia e Ferizajt shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Për një muaj policia e Ferizajt shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Kronika December 02, 2021 - 15:01

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet e saj në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Përmes një njoftimi për media, PK-ja ka bërë të ditur se patrullat e Policisë Rajonale, në veçanti patrullat e NJRKRR-së, përveçse me uniformë, janë angazhuar edhe me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në identifikimin e shoferëve, të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Sipas Policisë, në kuadër të këtij aksioni policia gjatë muajit nëntor të këtij viti ka shqiptuar 4468 gjoba.

“Prej tyre:

- Mosrespektim i shpejtësisë së kufizuar, 650 gjoba

- Përdorim i telefonit gjatë ngasjes, 818 gjoba

- Mospërdorim i rripit të sigurisë, 529 gjoba

- Kalim i afatit të regjistrimit, 187 gjoba

- Drejtim i mjetit pa patentë shoferi, 109 gjoba

- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjoba

- Tejkalim në vijë të plotë ose vend të ndaluar, 78 gjoba

- Kyçje e parregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba

- Mjete pjesëmarrëse pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba

- Gjendje jo e rregullt teknike e automjetit, 6 gjoba

- Drejtim i automjetit nën ndikim të alkoolit, 5 gjoba dhe

- Kundërvajtje të tjera, duke u bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1964 gjoba”.

Sipas njoftimit të PK-së, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë. /Zëri