Vdes i aksidentuari në Caralevë dy javë më parë

Vdes i aksidentuari në Caralevë dy javë më parë

Kronika December 02, 2021 - 10:36

Policia e Kosovës, nëpërmes raportit 24-orësh, ka lajmëruar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar më 18 nëntor në Caralevë.

Rruga që të shpien nga Shtimja në Suharekë, që kalon mes maleve të Caralevës, ka qenë e fundit për viktimën mashkull, i cili është aksidentuar aty me një kamion, raporton “Zëri”.

“Më 01.12.221 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nga Policia e Kosovës. /Zëri