Policia detaje për vdekjen e 24-vjeçarit në Obiliq: Dyshohet se qëlloi veten me armë

Policia detaje për vdekjen e 24-vjeçarit në Obiliq: Dyshohet se qëlloi veten me armë

Kronika December 02, 2021 - 10:33

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 24-vjeçarit, ku u raportua se u plagos në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima dyshohet se e ka qëlluar veten me armë.

“Rr. ‘Hasan Prishtina’, Obiliq, 01.12.2021 – 17:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar veten me armë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë, për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka vdekur.

“Njësitë relevante policore dhe prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, është bërë e ditur në raportin e PK-së.

Nga Policia kanë thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri