Tentim vrasjeje ndaj një burri e një gruaje në Bardhosh të Prishtinës, u mbijetuan plagëve
Foto ilustruese

Tentim vrasjeje ndaj një burri e një gruaje në Bardhosh të Prishtinës, u mbijetuan plagëve

Kronika December 02, 2021 - 10:28

Dje ka ndodhur një vrasje në tentativë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, sipas Policisë së Kosovës.

“Raportohet se të dyshuarit, nga një veturë në lëvizje, lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, mashkull dhe femër, kosovarë. Si pasojë e të shtënave, të dy viktimat kanë pësuar lëndime (janë plagosur) dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Sipas mjekut përgjegjës, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë, por trajtimin e vazhdojnë në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur.

“Në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tej nga Policia. /Zëri