Arrestohet 37-vjeçari në Shtime, kanosi gruan e tij përmes telefonit

Arrestohet 37-vjeçari në Shtime, kanosi gruan e tij përmes telefonit

Kronika December 02, 2021 - 09:14

Stacioni Policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:24 ka pranuar një informacion se në fshatin Davidovc të Shtimes është një rast i kanosjes.

Në njoftimin për media nga PK-ja kanë bërë të ditur se në lidhje me rastin Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar.

“Personi i dyshuar me inicialet H.K. (M/K), 37-vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij, me inicialet B.K. (F/K), 38-vjeçare”, thuhet në njoftim

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Zëri