Supsendohet polici që rrahu të miturin me aftësi të kufizuara në Kaçanik

Supsendohet polici që rrahu të miturin me aftësi të kufizuara në Kaçanik

Kronika December 01, 2021 - 23:15

Është suspenduar një zyrtar policor pas raportimit në media se kishte rrahur një person të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se ndaj zyrtarit policor Rr.M janë iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

"Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja", thuhet në njoftimin e policisë. /Zëri