Nga poligoni në Obiliq thonë se 24-vjeçari bëri vetëvrasje të qëllimshme

Nga poligoni në Obiliq thonë se 24-vjeçari bëri vetëvrasje të qëllimshme

Kronika December 01, 2021 - 20:29

Një 24-vjeçar ka vdekur në QKUK pasi është plagosur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Nga poligoni ku u qëllua me armë 24-vjeçari, thonë se ai ka bërë vetëvrasje të qëllimshme, transmeton Zeri.info.

"Me qellim te informimit te drejte dhe me qellim te parandalimit te thashethemeve dhe dezinformatave te shumeta, e duke pasur respekt ndaj privatesise se personave te perfshire ne ngjarje, njoftojme opinionin se para pak kohesh, ne poligonin e shenjetarise ka ndodhur nje vetevrasje e qellimshme", thuhet në reagimin e poligonit "Katana".

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarde të sigurisë.

"Kerkojme nga te gjithe, e sidomos mediet qe te kujdesen per menyren e informimit dhe te kene respekt ndaj familjes se te ndjerit.Çfaredo informate rreth ketij rasti, do te merrni nga zyrtaret perkates te Policise se Kosoves", thuhet në reagim. /Zëri