Plagoset një 24-vjeçar në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Plagoset një 24-vjeçar në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Kronika December 01, 2021 - 19:09

Një person është plagosur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:45, ndërsa i plagosuri është një 24-vjeçar, i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit, raporton Zëri.info.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka thënë se viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci. /Zëri