Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi për falsifikim të parasë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi për falsifikim të parasë

Kronika December 01, 2021 - 17:00

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografi të një personi i cili është shpallur në kërkim nën dyshimin e veprës penale “Falsifikim të Parasë” të ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Policia kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast.

“Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fotot e publikuar nga Policia i gjeni më poshtë:

Image

Image