Arrestohet prishtinasi që mori dyert në vlerë prej 12 mijë eurove dhe s’i pagoi

Arrestohet prishtinasi që mori dyert në vlerë prej 12 mijë eurove dhe s’i pagoi

Kronika December 01, 2021 - 10:58

Një person ka raportuar në Polici se një i dyshuar i kishte marrë disa dyer nga ankuesi në vlerë prej 12 mijë eurove, të cilat nuk i kishte paguar sipas marrëveshjes.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 17:40, në Prishtinë.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri