Baba e bir të dehur, ky i fundit arrestohet se goditi të parin

Baba e bir të dehur, ky i fundit arrestohet se goditi të parin

Kronika December 01, 2021 - 10:50

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të martën në Pejë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas PK-së, i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi në shenjë nervoze ka thyer një xham të shtëpisë.

“I dyshuari dhe viktima ishin në gjendje të dehur”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri