Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë një person në Istog

Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë një person në Istog

Kronika December 01, 2021 - 10:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është raportuar që një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri