Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri për vrasje

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri për vrasje

Kronika December 01, 2021 - 10:39

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 06:55, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka vdekur një i burgosur.

Sipas njoftimit të SHKK-së, i burgosuri me inicialet S.L, viti i lindjes 1950, që nga pranimi tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta.

“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasojë e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin, për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Nga SHKK-ja kanë bërë të ditur se i njëjti ishte i dënuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet më tej në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /Zëri