Arrestohet një nga grabitësit e makinës me para, që ndodhi dy javë më parë

Arrestohet një nga grabitësit e makinës me para, që ndodhi dy javë më parë

Kronika December 01, 2021 - 10:36

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grabitjes me armë të makinës me para në rrugën për në Gjilan, saktësisht në fshatin Parallovë.

Policia ka arrestuar personin, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Grabitjes”, raporton “Zëri”.

“Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri