Dy persona ndalohen për kanosje ndaj gazetarëve

Dy persona ndalohen për kanosje ndaj gazetarëve

Kronika December 01, 2021 - 10:32

Dy persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosje” ndaj gazetarëve.

Të ndaluarit janë personat me inicialet R.S. dhe T.P.

R.S. dyshohet se e ka kanosur gazetarin Sh.K., duke i kërkuar ta largojë nga portali një shkrim të tij, ndërsa T.P. dyshohet se e ka kanosur gazetarin G.G. përmes rrjeteve sociale.

“Të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale”, ka njoftuar Prokuroria.