Arrestohet një 50-vjeçar në Ferizaj, rrahu bashkëshorten e tij
Foto: Ilustrim

Arrestohet një 50-vjeçar në Ferizaj, rrahu bashkëshorten e tij

Kronika November 30, 2021 - 09:49

Një 50-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Vezir Jashari” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë Policia ka marrë veprimet e nevojshme, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet N.E. (M/K), 50-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet L.N. (F/K) e moshës 44-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Policia.

Po ashtu policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari për këtë rast është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve - Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Zëri