Këto janë 75 minat që deminoi FSK-ja në kufirin Kosovë – Shqipëri

Këto janë 75 minat që deminoi FSK-ja në kufirin Kosovë – Shqipëri

Kronika November 30, 2021 - 09:25

Deminerët e FSK-së për dy ditë rresht kanë bërë deminimin e 75 minave në fshatin Zylfaj të komunës së Gjakovës.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një operacion dyditor është zhvilluar nga ekipet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës më 28 - 29 nëntor 2021, në zonën kufitare Kosovë – Shqipëri, që ka zgjatur deri në orët e vona dhe në mot të vështirë, transmeton Zeri.info.

Ekipet e Kompanisë së Deminimit kanë larguar 75 mina antipersonale të llojeve të ndryshme, bashkë me pjesë përbërëse që ndodheshin në fshatin Zylfaj të komunës së Gjakovës, mjetet ishin identifikuar nga banorët e zonës.

“Puna profesionale e ekipeve të Deminimit të Gardës Kombëtare ka bërë që lokacioni të pastrohet nga këto mjete shumë të rrezikshme për qytetarët e kësaj zone. Ekipet tona mbeten të përkushtuara të ofrojnë mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Zëri

 

Image

Image