Përleshje në Mitrovicën e Veriut, plagosen dy persona [video]
Foto: Kossev

Përleshje në Mitrovicën e Veriut, plagosen dy persona [video]

Kronika November 30, 2021 - 00:28

Një përleshje ka ndodhur sonte në Mitrovicën e Veriut mes disa të rinjve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq, ka konfirmuar për portalin "KoSSev" se sonte rreth orës 22:42 ka ndodhur një incident në rrugën "Vardarska", tranmseton Zeri.info.

Radoviq gjthashtu konfirmoi se gjatë incidentit dy persona janë plagosur me armë zjarri .

"Hetimi është duke vazhduar, detajet tjera rreth këtij rasti do të bëhen të ditura më vonë pas marrjes së informatave më të sakta dhe më të plota" shtoi ai.

Në lidhje me këtë rast, mediat lokale serbe kanë publikuar pamje nga momenti i përleshjes së disa personave. /Zëri