Vjedhje gjithandej Kosovës, në Gjilan e kapin “gafil” hajnin e shtëpive

Vjedhje gjithandej Kosovës, në Gjilan e kapin “gafil” hajnin e shtëpive

Kronika November 29, 2021 - 10:50

Vjedhjet janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë dhe disa prej tyre po ndodhin në shtëpi.

Dje në Gjilan një rast i tillë ka ndodhur, mirëpo kësaj radhe hajni është zënë në flagrancë, raporton “Zëri”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thotë Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Vjedhje dje kanë ndodhur edhe në Mitrovicë, kur një person kishte hyrë me forcë në një lokal dhe kishte vjedhur arkën me rreth 70 euro në të. Ai më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Më lehtë s’ka kaluar as Zveçani, ku disa persona kanë hyrë në një objekt fetar, tek i cili kanë vjedhur DVR të kamerave dhe rreth 3000 dinarë serbë, teksa në dalje kanë dëmtuar kabllon elektrike të kamerave të sigurisë.