Kapet i dyshuari që vodhi 70 euro në “Western Union” në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Kapet i dyshuari që vodhi 70 euro në “Western Union” në Vushtrri

Kronika November 28, 2021 - 19:11

Një person i moshës 21-vjeçare është arrestuar nga Policia në Vushtrri pasi dyshohet për veprën penale "Vjedhje e rëndë"

Sot, rreth orës 02:40, zyrtarë të Stacionit Policor Vushtrri derisa ishin duke patrolluar janë njoftuar se në zyren e tranfsereve të parave ,,Western Union”në Vushtrri, ishte hapur me forcë dera e kesaj zyreje.

Pas verfikimit te kamerave të sigurisë nga ana e policisë, ishte vërejtur se një person kishte hyrë në lokal dhe kishte marrë një arkë dhe ishte larguar nga lokali. Sipas personit përgjegjës, në arken që ishte vjedhur, kishin qenë rreth 70 euro para të metalta.

"Patrollat e Stacionit Policor Vushtrri janë vënë në kërkim të personit, ku rreth orës 04:50, arrijnë ta ndalojnë një person të dyshuar i cili është shoqëruar në stacionin policor. Në bazë të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti kishte kryer vepren penale, policia ka kontrolluar lokacionin e personit te dyshuar dhe gjatë kontrolles ka gjetur pjesë të veshembathjeve të cilat i dyshuari i kishte pasur veshur gjatë kryerjes së vepres penale gjegjesisht një jelek në xhepin e të cilit është gjetur një qese najloni me para metalike, të cilat dyshohen se janë vjedhur në lokalin e lartcekur. Jeleku dhe paratë e metalta janë konfiskuar në cilësi te provave materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se i dyshuari B.M., 21 vjeçar, është intervistuar nga ana e njesisë së hetimeve dhe pas procedurave te intervistimit ndaj tij është është inicuar rasti ,,Vjedhje e rëndë” ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor. /Zëri