Braktisi fëmijët e mitur për të jetuar me të dashurin, gjendet në Elbasan 26-vjeçarja

Braktisi fëmijët e mitur për të jetuar me të dashurin, gjendet në Elbasan 26-vjeçarja

Kronika November 28, 2021 - 12:16

Një nënë 26-vjeçare nga Durrësi e cila ishte zhdukur prej një jave është gjetur në Labinot Mal Elbasan. Kërkimet e Policisë filluan menjëherë pas denoncimit të familjarëve të saj se ajo ishte larguar nga banesa. Ndërkohë ka nisur procedimi penal ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj

Njoftimi i Policisë Durrës

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26-vjeçaren që ishte larguar nga banesa. Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës  23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan  në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.