Detaje nga Policia për gjuajtjen me armë në Gllogjan të Deçanit, ku dyshohet për viktima

Detaje nga Policia për gjuajtjen me armë në Gllogjan të Deçanit, ku dyshohet për viktima

Kronika November 26, 2021 - 20:23

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë ndaj një autobusi që po udhëtonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë për media zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.