Arrestohet 25-vjeçari i kërkuar në Shtime

Arrestohet 25-vjeçari i kërkuar në Shtime

Kronika November 25, 2021 - 17:17

Policët e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin me inicialet S.R ( M/K), 25-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, me dënim burgimi prej nëntë (9) muajve.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. /Zëri