Ngacmohen seksualisht dy gra, në Lipjan dhe Klinë

Ngacmohen seksualisht dy gra, në Lipjan dhe Klinë

Kronika November 25, 2021 - 10:17

Gjatë 24 orëve të fundit dy gra kanë raportuar në polici se janë ngacmuar seksualisht.

Rasti i parë ka ndodhur në Lipjan, ku viktima femër ka raportuar se derisa ishte në një lokal është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.

Për këtë rast nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rasti i dytë ka ndodhur në Klinë, ku një mashkull dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Zëri