Rreth 200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Rreth 200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Kronika November 25, 2021 - 09:54

Rreth 200 qytetarë kanë marrë gjoba gjatë 24 orëve për mosrespektim të masave anti-COVID.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se janë shqiptuar 190 gjoba në bazë të Ligjit anti-COVID, transmeton Zeri.info.

1242 gjoba tjera janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa po ashtu gjatë 24 orëve janë raportuar 57 aksidente trafiku, prej tyre 19 kanë qenë me të lënduar.

Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 19 persona, ku 11 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /Zëri

Image
Statistikat e 24 orëve nga Policia e Kosovës